Një pasarelë të veçantë me reliev, në formën e dy shkronjave “C” të ndërthurura, siç është edhe logoja e saj. Në atë pasarelë, shtëpia e famshme e modës luksoze pariziene Chanel prezantoi koleksionin e ri për femra Pranverë-Verë 2025.






Dhjetëra modele prezantuan koleksionin e veshjeve që karakterizohej nga ngjyra të buta të asaj periudhe stinore. Pjesë e modës luksoze Chanel janë xhaketa me shpatulla të rrumbullakta e të zbukuruara, fustane të tejdukshme, mëngë të lirshme e funde të gjerë në pjesën e poshtme.
Chanel është pa një drejtore krijuese që nga largimi i papritur i Virginie Viard në mesin e vitit të kaluar. Sfilata është pjesë e javës së modës parizene që po zhvillohet në ndërtesën e famshme Grand Palais të Parisit.
Tv Klan