Mbi 223 mijë Euro janë sekuestruar në Portin e Durrësit.
Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, rezident në Itali, i cili tentoi të nxirrte paratë nga Shqipëria pa i deklaruar në pikën kufitare.
Siç njoftoi policia, i riu i kishte fshehur paratë në çantën e shpinës.
“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar, M. D., 36 vjeç, rezident në Itali, sepse iu gjetën në çantën e shpinës, 223 200 Euro që tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar në PKK”, njoftoi policia.
Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Enkeleda Arapi, i arrestuari nuk rezulton person me precedent të mëparshëm penal. Ai ka dhënë edhe një dëshmi paraprake.
Sipas tij kishte shitur një pasuri në vendin tonë dhe për faktin që jetonte në emigrim donte ta merrte me vete, por nuk dinte procedurat e deklarimit. Megjithatë hetimi i policisë do të vërtetojë se çfarë fshihet pas kësaj ngjarje./tvklan.al