Gjykata e Posaçme nisi gjyqin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe, të cilin SPAK e akuzon për fshehje të pasurisë.
Dosja ndaj tij kaloi për gjykim themeli sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Posaçme që evidentoi fshehjen e një apartamenti prej tij në Vlorë.
Tushe më herët është dënuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dënim që e ka shlyer.
Teksa në 4 Nëntor pritet të përballet me nje tjetër kërkesë dënimi ndaj tij për çështjen e re.
Tv Klan