Detyrohen ndërmarrjet të rikthejnë çmimet maskave e alkoolit
Autoriteti i Konkurrencës ka hapur hetim për tregun e shitjes më shumicë dhe pakicë të materialeve para mjekësore.
Një ditë më parë Komisioni është mbledhur duke patur si shkak denoncimet e shumta të qytetarëve dhe mediave për rritjen e çmimeve të maskave, dezifektantëtëve dhe alkoolit.
Nga verifikimet e bëra në terren është konstatuar rritje e pajustifikuar e çmimeve si nga depot dhe nga farmacitë.
“Tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e tregtisë me pakicë dhe ka rritje të pajustifikuar të çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve”.
Në një tjetër vendim, Konkurrenca ka vendosur që të ndalojë abuzimin me çmimet nga ana e tregtarëve, ku nëse do të konstatohet rritje e pajustifikuar këto ndërmarrje do të gjobiten menjëherë me 10% të xhiros vjetore, ndërsa kërkon rikthimin e çmimeve të mëparshme.
“Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrohen të gjitha ndërmarrjet që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore, të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes”.
Hetimi do të shtrihet që nga Janari i këtij viti, deri në fund të muajit Maj.
Tv Klan