Në Kinë ka nisur Festivalit i Pranverës që do të zgjasë 40 ditë që simbolizon fillimin e Vitit të Ri hënor.

Vitin e kaluar, rreth 8.4 miliardë udhëtime u regjistruan gjatë periudhës së kësaj feste, ndërsa autoritetet presin një rritje këtë vit. Parashikimet janë që të kryhen 9 miliardë udhëtime, një shifër rekord për vendin.

Udhëtarët në stacionin hekurudhor të Pekinit ishin të emocionuar për t’u kthyer në shtëpi dhe shprehën optimizëm për festën e ardhshme të Vitit të Ri Hënor. Studentja e universitetit Shi Zhenyue shpreson se ekonomia do të përmirësohet, duke rritur gjasat e saj për të gjetur një punë pas diplomimit.

Festivali i Pranverës i këtij viti vjen në një kohë kur ekonomia e Kinës nuk është e konsoliduar duke luftuar për t’u ringritur pas krisës së shkaktuar nga pandemia. Eksportet po rriten, por ekspertët thonë se ato do të përballen me tarifat e reja që pritet të vendosë Donald Trump kur të marrë detyrën si president i Shteteve të Bashkuara.

Klan News