Mbi 400 njerëz vijojnë të jenë të bllokuar në Tibetin e goditur nga tërmeti. Sipas autoriteteve, shumë persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Epiqendra e tërmetit në Tingri me magnitudë 6.8 e shkallës Rihter ishte një nga lëkundjet më të fuqishme të rajonit në vitet e fundit, në Tibet.

Njëzet e katër orë pas goditjes së tërmetit, ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë të nxjerrin njerëzit e bllokuar në këtë rajon me temperatura deri në -18 gradë Celsius.

Të paktën 130 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 188 janë plagosur. Asnjë vdekje nuk është raportuar në Nepal edhe pse lëkundjet edhe në këtë shtet ishin të fuqishme.

3,609 shtëpi janë shkatërruar në rajonin Shigatse, një vend me 800,000 njerëzve. Mbi 1,800 personel shpëtimi dhe 1,600 ushtarë janë vendosur në terren.

Autoritetet kanë bërë të ditur se mbi 45,000 njerëz të prekur nga tërmeti ishin zhvendosur. Më shumë se 500 pasgoditje me magnitudë deri në 4.4 ballë u regjistruan përgjatë së martës dhe mëngjesit të së mërkurës, sipas Qendrës për Tërmetet në Kinë.

Presidenti kinez Xi Jinping ka bërë gjithashtu thirrje për përpjekje të gjithanshme për kërkim-shpëtimin si dhe për të zhvendosur banorët e prekur. Energjia ashtu edhe uji në rajon vijojnë të mungojnë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon që shtrihet pranë  pllakave tektonike indiane dhe euroaziatike.

Klan News