Të paktën 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas tërmetit shkatërrimtar që goditi rajonin malor të Tibetit në Kinë.

Tërmeti u shënua në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale të Kinës, me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter dhe me një thellësi prej 10 kilometrash nëntokë, sipas të dhënave nga Instituti Gjeologjik i SHBA-së.

Goditjet e tërmetit u ndjenë edhe në Nepal dhe në disa zona të Indisë.

Media shtetërore kineze raportoi se tërmeti shkaktoi dëmtimin e mbi 1 mijë shtëpive.

/tvklan.al