Ish-Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se çdo vendim që do të merret më 11 Dhjetor në Kuvendin Kombëtar të PD-së është zyrtare dhe nuk ka kontestim tjetër. Sipas Nishanit, PD-ja zyrtare është ajo që vendos Kuvendi i datës 11 Dhjetor.
Blendi Fevziu: Në qoftë se ju merrni më 11 Dhjetor të gjitha këto vendime, por PD-ja zyrtare nuk i njeh, çfarë ndodh?
Bujar Nishani: PD zyrtare është ajo që merr këto vendime!
Blendi Fevziu: PD zyrtare pretendon që ka 4500 firma delegatësh në zyrën e saj.
Bujar Nishani: Ku i ka?
Blendi Fevziu: I ka thotë, unë nuk e verifikoj dot.
Bujar Nishani: Duhet të kemi parasysh faktin që Kuvendi i 11 dhjetorit nisi si procedurë!
Blendi Fevziu: E konteston PD-ja zyrtare, çfarë reagimi do të ketë?
Bujar Nishani: PD-ja zyrtare është ajo që vendos Kuvendi i datës 11, nuk ka më PD zyrtare jashtë asaj që vendos 11.
Blendi Fevziu: Si nuk ka?
Bujar Nishani: Nuk ka, nuk ekziston më! Sepse vendos pikërisht legjislacioni i një partie që në këtë rast është statuti, është Kuvendi.
Blendi Fevziu: Pra ju thoni që çdo gjë që vendoset më 11 është zyrtare dhe nuk ka kontestim tjetër.
Bujar Nishani: Normalisht./tvklan.al