Nisin testet përfundimtare për lëshimin e një avioni hapësinor, i parashikuar në fund të këtij viti.
“Space Shuttle Tenacity”, nuk do të transportojë ekuipazh, por vetëm ngarkesa të nevojshme.
Pas testeve mbi sistemin dhe se si përballon vibrimet, tani do t’i nënshtrohet testeve të temperaturave, nga -110 gradë-150 gradë Celcius, të cilat janë ato që do përballet në mjedisin hapësinor.
Më pas do të jenë kontrollet në sistemin e mbrojtjes termike dhe në fund pesha e ngarkesës që duhet të mbajë e transportojë para se të shkojë në orbitë.
Ky “Space Shuttle”, ka një gjatësi 10 m, gjerësi 4.5 m dhe mund të transportojë ngarkesa deri në 3400 kgështë programuar që të kryejë të paktën 7 misione drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.
Ndërkohë që në të ardhmen, pritet që një mision të zgjasë edhe 75 ditë e të arrijë të transportojë deri në 5200 kg.
Klan News