Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një deklaratë të përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social-Europian, Oliver Ropke. Gjatë fjalës së tij, Ropke ka thënë se duhet mbështetje madhore për zgjerimin që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.

Më tej, Ropke ka dhënë detaje mbi vendimet që kanë marrë, një prej të cilave është nisma e vendeve kandidate teksa ka shtuar se është kryer shumë punë për përfshirjen e shoqërisë civile. Në lidhje me Shqipërinë, Ropke ka theksuar se kanë 18 anëtarë nga sindikatat, të cilët kanë punuar për 2 opinione shumë të rëndësishme për të ardhmen e politikës së kohezionit të BE.

Oliver Ropke: Gjatë kësaj vizite patëm shumë vizita me kryeministrin, me ministrat dhe me shoqërinë civile sepse ne jemi avokatët e shoqërisë civile dhe mesazhi ishte që duhet mbështetja jonë madhore për zgjerimin për t’u bërë Shqipëria anëtare e BE. Ne nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

Morëm vendimin të vëmë në zbatim një ndër përparësitë më të rëndësishme që unë kisha me manifestin tim, që është ajo që quhet nisma e vendeve kandidate. Të gjithë ne vlerësuam faktin që kryeministri Rama, si edhe homologu nga Mali i Zi ishin pjesë e përurimit në Shkurt. Që atëherë kemi bërë shumë punë në përfshirjen e shoqërisë civile në punën tonë të përditshme.

Në lidhje me Shqipërinë, kemi 18 anëtarë nga sindikatat, të cilët kanë punuar për 2 opinione shumë të rëndësishme për të ardhmen e politikës së kohezionit të BE. Ka qenë e suksesshme kjo nismë.

Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e Komisionit Evropian. Jemi të vendosur të vazhdojmë me këtë projekt sepse nuk mund të zhgënjejmë asnjë prej vendeve të rajonit, në përfshirjen graduale të vendeve kandidate. Jemi pararoja e kësaj metedologjie këtu në BE.

Shoqëria civile në Tiranë ka shumë dëshirë që të shkojmë edhe më tej me këtë nismë dhe është koha për të marrë hapin e radhës, krijimi i një organi konsultativ. Ne jemi gati, bazën ligjore e kemi, thjesht duhet të caktohen anëtarët dhe mund të vazhdojmë. Duhet të fillojmë me këtë hap të mëtejshëm.

Ne miratuam një rezolutë për mandatin tjetër legjislativ. Qasja jonë për të integruar vendet kandidate, e mëshiruar në këtë rezolutë. I bëjmë thirrje dhe institucioneve për mbështetjen për anëtarësimin e vendeve të Ballkanin Perëndimor dhe aty kemi theksuar funksionin e rëndësishëm që do të kenë komitetet. Procesi duhet të jetë i besueshëm dhe nuk duhet ta largojmë vëmendjen dhe sytë nga ky moment i rëndësishëm.


/tvklan.al