Diskoteka “Puls” ku ndodhi tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se ka pasur një licencë të falsifikuar. Kështu ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, i cili premtoi se përgjegjësia për këtë ngjarje të rëndë do të jetë me emër dhe mbiemër.

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti! Ka dyshime se licenca është falsifikuar përmes ryshfetit, nga drejtuesit që kanë qenë më parë në Ministrinë e Ekonomisë”, u shpreh ai në nisje të konferencës për shtyp.

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, shtoi ai, duke paralajmëruar masa në vijim, në emër të viktimave dhe familjarëve të tyre.

/tvklan.al