Është gati një leukoplast i realizuar me qeliza staminale, për riparimin e problemeve kardiake. Në momentin që aplikohet në zemër, arrin të riparojë problemin duke rigjeneruar shtresën muskulore të humbur.
I eksperimentuar mbi primate, ka rezultuar me sukses eksperimentimi edhe mbi një pacient njeri, i vetmi deri tani, por që do vijohet me teste te mëtejshme klinike për të arritur deri tek aprovimi i tij.
Rezultatet janë publikuar në revistën shkencore Nature dhe puna është falë grupit kërkimor të drejtuar nga qendra gjermane DZHK dhe Universiteti i Gottingen.
Ky leukoplast do të shërbejë për trajtimin e insificencës kardiake, një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në nivel global.
Terapitë për këto lloj problemesh shëndetësore janë ende të pakta, pasi transplantet janë të kufizuar dhe pajisjet artificiale janë ende ekstremisht të kushtueshme.
Qelizat staminale të përdorura janë pluripotente, pra në gjendje të gjenerojnë çdo lloj indi, duke u rikrijuar dhe integruar në mënyrë identike dhe pa efekte anësore.
Klan News