Akullnajat kontinentale humbasin çdo vit 273 miliardë ton ujë çdo vit. Statistikat përfshijnë të njëjtat ritme nga viti 2000, dhe humbja është një sasi e barabartë me atë që konsumon e gjithë popullsia njerëzore në 30 vjet, duke hipotezuar mesatarisht 3 litra në ditë për secilin.
Puna kërkimore është bazuar në të dhënat dhe statistikat e 233 studimeve të realizuara deri më sot, mbi akujt kontinentalë, pa përfshirë natyrisht Arktikun dhe Antarktidën.
Nga viti 2000-2023, humbja e masës së akujve globale është e barabartë me 6542 miliardë ton që kanë ndikuar edhe në ngritjen e nivelit të deteve në 18 milimetra.
Bëhet fjalë për ujë të pijshëm mjaft të çmuar, veçanërisht për popullsitë e Azisë Qendrore dhe Andeve, ku akullnajat kanë një impakt edhe mbi kushtet ambientale.
Klan News