Në debatin e emisionit “Opinion” në Tv Klan për shtëpitë publike, Saimir Kodra e bëri të qartë qëndrimin se është kundër legalizimit të tyre apo dekriminalizimit të punonjëseve të seksit. Ndërkohë, gjatë diskutimit me Zhaklin Lekatarin u cek edhe tematika e komunitetit LGBT. Kodra tha se nuk është kundër, por refuzon që të kthehen në model orientimi për pjesën dërrmuese të shoqërisë.
Gjithashtu, ai përmendi një rast kur ka hequr filmime të një homoseksuali që pavarësisht se ishte fejuar dy javë më parë, vazhdonte kërkimin për një partner.
Saimir Kodra: Për sa kohë thatë mos e ngatërroni prostitucionin me pedofilinë etj, ti bëre një gjë tani dhe unë po të përgjigjem. Kam folur për to kundra për sa kohë maniakët e ça ishin këto ngacmonin fëmijët nëpër liqene, patjetër.
Zhaklin Lekatari: Po, pro teje jemi ne këtu.
Saimir Kodra: Për sa kohë janë, qëndrojnë atje te cepi apo te ana apo kudo. Të mos integrohen në pjesën e familjes apo shoqërisë.
Zhaklin Lekatari: Pse, nuk vijnë nga një familje ato? Nuk kanë të drejtë ato të kenë një familje? Pra, një pedofil mund të martohet, mund të ketë fëmijë, por një homoseksual jo?
Saimir Kodra: Unë nuk po them që s’duhet të kenë një familje. Ato kanë një familje të pj**dhur që i kanë edukuar që të kapin fëmijët e të tjerëve apo fëmijëve të vet.
Zhaklin Lekatari: Jo, nuk mund të ofendosh askënd.
Saimir Kodra: Nuk mund të rrezikojmë fëmijët apo askënd tjetër. Atë ditë që kapa unë kamerat te liqeni, kam hequr një filmim të njërit, të këtyre, e hoqa atë.
Blendi Fevziu: Pse e hoqe?
Saimir Kodra: Sepse ai ishte fejuar dy javë para dhe dilte prapë te liqeni atje për të gjetur një shok a ku di unë, kjo ishte “a parte”, për ta ç’tensionuar situatën. Nuk jam kundër.
Gëzim Tushi: Unë s’e besoj kurrë që të jesh kaq homofob në thelb ti.
Saimir Kodra: Nuk jam homofob, absolutisht jo. Unë kam trajtuar tema profesor se ti ndoshta s’i di, Zhaku në atë kohë ka qenë e ingranuar në këtë, kam trajtuar ndërhyrjen e tyre në jetën normale të një qytetari apo të një fëmije, ngacmimit me zor në liqene, grabitje.
Gëzim Tushi: Është perversion.
Zhaklin Lekatari: Këtu jemi të gjithë në të njëjtin mendim.
Saimir Kodra: Unë, përtej asaaj çka besoj dhe ndiej, secili, ndoshta është ajo që thua ti por jo aq në radikalizëm, ka qasjen e tij seksuale. Hesapet i ka me veten, me familjen, me Zotin, si beson apo jo. Pjesa tjetër, minoranca e tyre nuk duhet kthyer udhërrëfyes apo pishtar për shoqërinë. Janë atje le të rrinë te një dhomë, le të rrinë te një shtëpi, një fushë apo te një godinë që ia ka dhënë edhe lali Eri, kaq mbaroi.
Gëzim Tushi: Pse mos të jenë në shoqëri?
Saimir Kodra: Le të jenë, le të rrinë këtu, por mos të interferojnë me pjesën tjetër, të jenë imponues./tvklan.al