Një ekzoplanet i zbuluar 1232 vite dritë larg është risia më e çuditshme e galaktikës.
WASP-193b është 50% më i madh se Jupiteri, por kaq i lehtë dhe i fryrë sa dendësia e tij mund të krahasohet me pambukun e sheqerit. Dendësinë e Tokës e kalon me vetëm 1% sa duket si të jetë një luleradhiqe.
Ekzoplanetët si WASP-193b janë të rrallë dhe ai është i dyti i zbuluar pas Kepler-51d që është më i vogël.
Dendësia ekstremisht e ulët është një lloj anomalie mes 5000 ekzoplanetëve të zbuluar deri më tani.
WASP-193b orbiton rreth një ylli të ngjashëm me Diellin të quajtur WASP-193. Ylli është 1.1 herë sa masa e Diellit dhe 1.2 herë sa rrezja e tij, por edhe është shumë i ngjashëm në temperaturë dhe moshë. Ekzoplaneti orbiton shumë më pranë tij sesa planetët e sistemit diellor pasi i afrohet çdo 6.25 ditë.
Dendësia ekzakte e tij është 0.059 gramë për centimetër kub, ndërsa Toka e ka 5.51 gramë. Pambuku i sheqerit ka një dendësi 0.05 gramë për centimetër kub. Pjesa më e madhe e tij është kryesisht ajër.
Shumë pak planete të tjera janë gjetur me një dendësi të tillë të krahasueshme, por ka disa të dhëna sesi mund të ekzistojnë. Afërsia me një yll mund të nxehë atmosferën, ta bymejë dhe kjo shumëfishohet nëse atmosfera përbëhet nga hidrogjeni dhe heliumi.
Por kjo do të funksiononte vetëm kur ylli të ishte më i ri dhe i nxehtë, për më tepër që nxehtësia dhe erërat e tij do ta zhbënin atmosferën e ekzoplanetit.
Pyetjet rreth përbërjes dhe ekzistencës e bëjnë WASP-193b një mister të vërtetë kozmik, zgjidhja e të cilit do të kërkojë më shumë punë vëzhguese dhe teorike për shkencëtarët./tvklan.al