Astronomët kanë pikasur gjashtë trupa qiellorë që nuk orbitojnë rreth yjeve.
Objektet kozmike u vëzhguan përmes teleskopit James Webb dhe janë pak më të mëdhenj se Jupiteri. Studimet po tregojnë sesi yjet dhe planetët formohen në univers.
Teleskopi depërtoi në një nebula që formon yje, një re gazi e pluhuri e quajtur NGC 1333 që ndodhet 960 vite dritë larg brenda një reje më të madhe gazi e pluhuri që njihet si reja molekulare Perseus. Pështjellimet brenda nebulës krijojnë nyje që më pas prishen për shkak të forcës së rëndesës dhe lindin yjet.
Observatori hapësinor fotografoi një imazh të ndritshëm të resë kozmike. Duke qenë se Webb mund të vëzhgojë universin përmes rrezeve infra të kuqe, arriti të depërtojë mes pluhurit.
Brenda nebulës, ka yje të sapoformuar, xhuxhë ngjyrë kafe dhe objekte me përmasa sa një planet, 5-10 herë më të mëdhenj se Jupiteri. Këto janë trupat me masë më të vogël që janë krijuar nga një proces që zakonisht formon yje më të mëdhenj se planetët ose xhuxhë kaf që s’janë yll ose planet. Xhuxhët kaf janë më të mëdhenj se planetët, por më të vegjël se sa yjet.
Këto të dhëna të reja po i ndihmojnë astronomët të kuptojnë më mirë mënyrat e ndryshme sesi formohen objektet qiellore.
Zakonisht, yjet formohen nga re gazi e pluhuri. Më pas, materiali i mbetur krijon planetët. Por është e mundur që trupat qiellorë të formohen në mënyrë të ngjashme me planetët.
Masa e njërit prej trupave të vëzhguar është e barasvlefshme me 5 Jupiterë ose 1600 Toka. Një disk pluhuri rreth tij tregon që mund të jetë formuar në mënyrë të ngjashme me një yll. Disqet e gazit dhe pluhurit mund të krijojnë planetë kështu që objekti mund të formojë edhe “mini” planetë./tvklan.al