Një planet i quajtur “super-Tokë” i zbuluar jashtë sistemit tonë diellor mund të ketë kushte të përshtatshme për jetën sipas ekspertëve të Universitetit të Oksfordit.

Sipas tyre, masa e tij është gjashtë herë më e madhe sesa e Tokës sonë dhe rrotullohet rreth një “zone të banueshme” të një ylli të ngjashëm me diellin.

I vendosur 20 vite dritë larg, shkencëtarët besojnë se HD 20794 d mund të jetë në largësinë e duhur nga ylli i tij për të pasur ujë në sipërfaqe.

“Afërsia e tij me ne tregon që ka shpresë për misionet e ardhshme hapësinore që të shkrepin një imazh tijin”, tha dr. Michael Cretignier.

Gjithsesi, duke qenë se HD 20794 d përshkon një trajektore eliptike, nuk dihet nëse në të do të mund të zhvillohej jeta.

“Për mua, ishte një gëzim i natyrshëm kur mundëm të konfirmonim ekzistencën e planetit. Ishte edhe çlirim duke qenë se sinjali origjinal ishte në cep të spektografit, ndaj ishte e vështirë që të ishim plotësisht të bindur në atë moment nëse ishte i vërtetë ose jo”.

Eksperti tha se planeti “mund të luajë rol kyç në misionet e ardhshme” duke shpresuar “për kërkimin e treguesve biologjikë për jetën” në planetët larg nga yni./tvklan.al