Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu nga shkolla “Sami Frashëri” kanë nisur konsultimet publike me prindërit në të gjithë vendin për kufizimin apo ndalimin e platformave TikTok dhe Snapchat.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka ngritur si problematikë përdorimin në masë të rrjetit social “TikTok”, gjë të cilën e ka krahasuar me “rrugaçin më të madh të lagjes”. Më tej, Rama ka sjellë si shembull TikTok-un në Kinë për të cilën ka thënë se është një shkollë më vehte.
Ndërkohë, për këtë rrjet social jashtë Kinës, Kryeministri Rama ka thënë se është si një veprimtari e organizuar për të çoroditur gjithë planetin. Për këtë, Rama kërkon mobilizimin e të gjithëve.
Edi Rama: Pavarësisht se sa shumë është bërë për t’i vënë mësuesit në një pozicion solid, qoftë në aspektin e sigurisë në vendin e punës. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm, sot jetojmë në një botë që ka hyrë në mes një autoritet tjetër, por është autoriteti këtu dhe ky është një autoritet që prish sa herë klikon fëmija këtu, përgjithësisht po flas, çdo gjë që ndërtohet nga prindi dhe çdo gjë që ndërtohet nga mësuesi. Fol sa të duash siç na kanë folur ne prindërit tanë se si duhet të flasësh, hyn këtu dhe ta bën më të lehtë që të bësh komplet të kundërtën.
Nëse prindi është një barrë në kuptimin që është personi që të rri mbi kokë dhe të lodh me këshilla, me kritika, sot kjo është bërë e tmerrshme. Unë po shikoja se çfarë janë përpjekur të bëjnë vendet e tjera sepse e them sinqerisht se nuk është vendi për panik për çështjen e sigurisë sepse ne jemi ndër vendet me parametrat më të sigurtë kur vjen puna për normat e lëvizjes, por është vendi për t’u shqetësuar për këtë pjesë që vendet e tjera po përpiqen ta adresojnë dhe nuk ka një zgjidhje të prerë kur vjen puna tek teknologjia. Duhet të vësh si kusht identifikimin për të ndarë moshat, më pas i bie ndesh parimit të anonimitetit.
Filtrat janë larg zgjidhja për të vënë një tavan dhe për të thënë deri në moshën 15-16 nuk ka akses në këto rrjete. Australia e ka çuar një hap më larg që të gjitha rrjetet, por përsëri nuk e kanë zgjidhjen se si bëhet dhe e kanë lënë që duhet t’i japin 12 muaj kohë një autoriteti. Vendosja e bllokimit total të paktën për këto më problematikat që e kanë shumë… Kina është vendi që ka TikTok, po të hapësh TikTok në Kinë do të ishte një kryevepër sikur ta kishin të gjithë fëmijët e kësaj bote, aty shikon vetëm si mësojnë, si zgjidhet një problema matematike, është një shkollë.
Po të shohësh TikTok-un kinez është si duhet të jetë jeta, individi sipas tyre sepse algoritmi atje bllokon poshtërisë. TikTok jashtë Kinës si një veprimtaria e organizuar për të çoroditur të gjithë planetin dhe kur ti sfidohesh si prind apo si mësues nga çdo sekond nga prania e një shoku të keq që i rri fëmijës në xhep apo në dorë dhe ja lë në dorë. Më pas, mënyra më e shpejtë për ta bërë të mbyllë gojën është të ja lësh atë në dorë, por i ke thënë dil tani me rrugaçi më të madh të lagjes dhe të rri unë rehat dhe ndërtojnë një botë paralele në kokën e tyre që është e ndryshme nga ajo realja dhe të gjitha këto të tjerat bëhen shumë pak efektive.
Nëse nuk ka një mobilizim të përgjithshëm të të gjithë atyre që janë të vetëdijshëm për këtë është shumë e vështirë. Tjetra është pastaj çmenduria mediatike e të gjithë llojeve të kanaleve që thua se mezi i presin rastet e tilla. Shumë interesant se nuk është shikon shifrat e kriminalitetit, ato shkojnë në rënie, ndërkohë që ndryshe nga se ndodhte më para që ishte bërë normale që u vra ky edhe ai, ndodh një vrasje dhe këtu kam parasysh kur bëhet fjalë për vrasje jashtë aty që është larje hesapesh, për ata e kam thënë dhe e them hëngshin kokat, por kur ndodh kjo është e tmerrshme se si bëhet TikTok i gjithë mjedisi.
Kryesorja është nëse nuk ka një bashkim radhësh, rreth shkollës dhe nëse nuk ka një sinergji shumë më të fortë midis komunitetit të prindërve dhe mësuesve për të bashkuar forcat që në mënyrë shumë të drejpërdrejtë dhe transparente të ndajnë shqetësimin, është shumë e vështirë të përballohet fortuna e rrjeteve sociale dhe marrëdhënia që fëmijët kanë me ato mjete sepse kur ato lihen jashtë kontrollit është njësoj sikur t’i thuash fëmijët nuk kam nerva të merrem me ty.
/tvklan.al