Smogu përfshiu sërish megaqytetet indiane Nju Dehlin dhe Mumbain. Cilësia e dobët e ajrit ka sjellë rreziqe serioze shëndetësore për miliona banorë.
“Ka aq shumë ndotje në Nju Delhi sa nuk mund të marrim frymë siç duhet. Unë jam sëmurë për katër ditë për shkak të ndotjes. Kam gulçim kollë të vazhdueshme dhe dhembje në gjoks.”
Rreth 20 milionë banorë në Nju Dehli vuajnë ndotjen e ajrit për shkak të ndotjes së automjeteve dhe pluhurit të ndërtimit.
Ndotja e ajrit ka përfshirë edhe Pakistanin, shtet fqinj me Indinë.
Autoritet kanë ndryshuar oraret e shkollës dhe kanë anuluar aktivitetet e studentëve në natyrë deri në Janar të vitit të ardhshëm.
Klan News