Të paktën 24 persona kanë ndërruar jetë pasi një bombë shpërtheu në një stacion hekurudhor në provincën Balochistan të Pakistanit.

Dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimi, i cili ndodhi kur një tren i mëngjesit që ishte gati të nisej nga stacioni i Quetta në Pakistanin jugperëndimor për në Peshawar.

Një grup militant, Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, tha se kreu bombardimin në zonën e populluar.  Kohët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve vdekjeprurëse në provincë, të nxitur nga kërkesat për pavarësi dhe kontroll mbi burimet lokale.

Zyrtari i lartë i policisë, Muhammad Baloch tha se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një kamikaz që mbante 6-8 kg eksploziv. Ai shtoi se mes të vdekurve dhe të plagosurve ishin civilë dhe ushtarakë./tvklan.al