Një grua 46-vjeçare ka gjetur vdekjen tragjikisht pasi është përplasur me forcë me një derë xhami në një bankë.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një bankë në Indi, kur Beena Jiju Paul, nënë e dy fëmijëve, ndërsa po priste të kryente shërbimet, është kujtuar se kishte lënë çelësat e motorit jashtë.
Ajo ka nxituar me vrap që t’i merrte, por nuk e ka vënë re që dera e xhamit ishte mbyllur, duke u përplasur me forcë e duke marrë lëndime të shumta.
Edhe pse është dërguar në spital, plagët që kishte marrë në stomak, kanë rezultuar fatale. /tvklan.al