Një grua ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës të datës 1 Janar në orën 22:10 në bulevardin blu në Kamëz, ndërsa lajmi është bërë i ditur sot.
Viktima po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga automjeti tip “Fiat”. Makina drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale Z.B.(M)., i cili është arrestuar për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Edhe pse kanë kaluar gati 24 orë nga ky aksident, viktima nuk është identifikuar ende. Policia thotë se është rreth 40 vjeç, ndërsa nuk jep të tjera detaje. /tvklan.al