Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Zmines të Livadhjasë në Sarandë, ku ka humbur jetën një grua 52-vjeçare.

Sipas policisë, një masiv shkëmbor u shkëput duke zënë poshtë gruan. 52-vjeçarja humbi jetën menjëherë.

Grupi hetimor që shkoi në vendngjarje konstatoi se gruaja ka qenë duke kullotur bagëtitë në momentin kur e zuri poshtë masivi shkëmbor. Hetuesit po kryejnë veprimet e mëtejshme proceduriale. /tvklan.al