Singapori kurorëzohet për herë të katërt si vendi me pasaportën më të fuqishme në botë.

Mbajtësit e këtij dokumenti identifikimi mund të udhëtojnë pa viza në 195 nga 227 vende të botës sipas Henley Passport Index, më shumë sesa nënshtetasit e çdo vendi tjetër.

Më pas vjen Japonia që ka një derë të hapur në 193 destinacione duke siguruar medaljen e argjendit pasi ka rifituar hyrjen pa viza në Kinën fqinje për herë të parë pas Covid-19.

Vendet europiane si Franca,Gjermania, Italia dhe Spanja janë në vend të tretë bashkë me Finlandën dhe Korenë e Jugut pasi mund të hyjnë në 192 shtete.

Vendi i katërt është një testament për fuqinë e zonës Shengen në Bashkimin Europian që garanton lëvizjen e lirë të më shumë se 425 milionë qytetarëve. Në të gjenden shtatë shtete që nuk kanë nevojë për viza në 191 destinacione: Austria, Danimarka, Irlanda, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia dhe Suedia.

Në vend të pestë ndodhen Belgjika, Zelanda e Re, Portugalia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar që mund të lëvizin pa viza në 190 shtete.

Pjesa tjetër e dhjetëshes dominohet nga vende europiane, por me disa përjashtime. Australia dhe Greqia ndodhen në vend të gjashtë, kurse Malta, Polonia dhe Kanadaja në të shtatin.

Vendi i tetë ndahet mes Çekisë e Hungarisë, SHBA dhe Estonia në të nëntin kurse i dhjeti rendit Letoninë, Lituaninë, Slloveninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këto të fundit shënojnë një histori suksesi në lëvizjen globale sepse kanë siguruar hyrjen në 72 destinacione të reja që pas vitit 2015 duke kaluar 32 vende për t’u konsoliduar në dhjetëshen kryesore. kjo pasaportë është e vlefshme në 185 vende të botës.

Kina ka bërë gjithashtu përparime sepse ka kaluar nga vendi i 94-t në 2015 në të 60-tin.

Vetëm 22 nga 199 pasaportat e botës kanë pësuar rënie gjatë dekadës që shkoi. Venezuela është e para e që më pas ndiqet nga SHBA që ra nga vendi i dytë në të nëntin.

Lista e Henley & Partners’ është një prej disa indekseve të krijuara nga firmat financiare për të renditur pasaportat globale sipas hyrjes që u garantojnë qytetarëve.

Arton Capital’s Passport Index konsideron pasaportat e 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve, Tajvanit, Makaos, Hong Kongut, Kosovës, Palestinës dhe Vatikanit. Territoret e aneksuara janë të përjashtuara nga renditja./tvklan.al