Indeksi i Pasaportave “Henley” ka zbuluar se cila është pasaporta më e fuqishme në botë për vitin 2024.
Është pasaporta e cila u mundëson qytetarëve të vetë të udhëtojnë pa viza në 195 destinacione të botës. Dhe është pasaporta e Singaporit, që është emëruar si dokumenti më i fuqishëm i udhëtimeve.
Pas Singaporit, pasaportat më me ndikim në botë, sa i përket lirisë së udhëtimit, janë ajo e Japonisë, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Spanjës. Të gjitha këto renditen në vendin e dytë duke mundësuar udhëtim pa viza në 192 destinacione.
Në vend të tretë renditen Koreja e Jugut, Suedia, Finlanda, Austria, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda që mundësojnë udhëtimin në 191 shtet pa viza.
Në vend të katërt vijnë pasaportat e Britanisë, Zelandës së Re, Norvegjisë, Belgjikës, Danimarkës e Zvicrës me 190 destinacione.
Australia dhe Portugalia ndajnë vendin e pestë me 189 destinacione. Në vend të gjashtë janë Greqia dhe Polonia me 188 destinacione. SHBA ka rënë në vendin e tetë me 186 destinacione.
/tvklan.al