Sonda diellore Parker e NASA-s do të bëjë fluturimin më të afërt me planetin Afërditë.

Do të afrohet 376 kilometra nga sipërfaqja e tij dhe më pas do të pozicionohet në trajektoren e duhur për të arritur në 24 Dhjetor pikën maksimale pranë Diellit, rreth 6.2 milionë kilometra, distancë rekord që nuk është arritur kurrë më parë nga asnjë tjetër objekt i ndërtuar nga njeriu.

Gjatë kësaj faze do të ndërpriten lidhjet me Tokën, për t’u rilidhur 27 Dhjetor, kur sonda do të dërgojë sërish sinjale në planetin mëmë për të konfirmuar suksesin e operacionit dhe për të kaluar informacione të rëndësishme mbi këtë kalim.

Misioni është i programuar që sonda hapësinore të vijojë të qëndrojë në të njëjtën orbitë për të realizuar manovrën e afrimit edhe dy herë të tjera me yllin tonë.

Sonda Parker është lëshuar në hapësire në vitin 2018 dhe qëllimi është studimi i kurorës së Diellit dhe fenomenet që shoqërojnë shpërthimet e plazmës.

Klan News