Edhe pse binjake, Saimiri di ti dallojë shumë mirë Silvanën dhe Albanën. Për të parën ai thotë se është më e urtë, ndërsa e dyta pak më kokëfortë.  Gjatë puntatës së sotme të “Love Story”, Saimir tha me shaka se dy vajzat duhet të kenë edhe një trinjake që i plotëson.

Saimiri: Siç e mendoj janë shumë tipe të ndryshme. Silvana është më e urtë, ndërsa Albana më kokëfortë. Ndoshta mos kanë dhe një trinjake që t’i kompletojë të gjitha.

Megjithatë kuriozë janë njerëzit të kuptojnë se si i dallon Saimiri binjaket. I tillë ishte dhe Robert Aliaj, por Saimiri tha se nuk do t’ia tregojë të gjitha stilet. Por ai u shpreh se i ka njohur që nga zëri që në takimin e parë. Saimiri tha se Albana ka një nishanë në qafë dhe kjo është mënyra si e dallon nga Silvana.

Robert Aliaj: Nuk kuptoj nga ishte takimi blind dhe si e kuptove ti. Cila nga to ishte cila?

Saimiri: Robert tani ti ke shumë eksperiencë në jetë, por ndoshta kam më shumë unë dhe nuk do ta tregoj. Të gjitha stilet nuk tregohen.

Robert Aliaj: Nuk e vë në dyshim, por si e kuptove?

Saimiri: Unë i dalloj që nga zëri. I kam thënë ti je filania, unë jam filania.

Alketa Vejsiu: Kush është elementi fizik që i dallon motrat?

Saimiri: Albana ka një nishan këtu në qafë që e dalloj. /tvklan.al