Gjyshërit janë ndër njerëzit më të dashur, por Silvana ruan me ta kujtimet më të ëmbla. Ajo ndau në “Ka Një Mesazh Për Ty” disa prej tyre, por sot e ka sjellë në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan një tjetër moment i rëndësishëm. Gjyshja, Habibja ka festuar para disa ditësh ditëlindjen e 85-të.

Gjatë pandemisë, gjyshja ndodhej  në shtëpinë e Silvanës në Itali dhe ajo i organizoi një festë për 80-vjetorin. Këtë herë, pak ditë pas ditëlindjes, surpriza është ftesa në shtëpinë e programit.

“Ku-ku, ku-ku Silvana! O bota! O zemra e nënës!”, ishin fjalët e para të Habibes sapo ekrani përballë saj shfaqi imazhin e së mbesës.

Silvana: Gjyshe! Nona se nonë të thërras unë ty, shpresoj që të jesh shumë e lumtur për këtë surprizë.

Habibe: Dy herë ti!

Silvana: Dy herë unë, por kismet do të bëjmë edhe një të tretë se s’i dihet. Unë desha të të falenderoj shumë për të gjithë dashurinë që më ke dhënë, për gjithë mësimet që më ke dhënë, se unë në qoftë se kam sukses në jetë, që jam bërë një grua e mirë, një nënë e mirë, një punëtore e mirë atje te puna ime që më duan shumë më respektojnë të gjithë, është sipas meje një meritë e madhe e jotja sepse ti më ke mësuar si të sillem me njerëzit, me burrin, me vjehrrën,  me të gjithë.

Habibe: Burrin mbaje fort.

Ardit Gjebrea: Burri mbahet fort! Ai është i pari!

Silvana: Ai është më i  rëndësishmi!

Ardit Gjebrea: Pastaj të tjerët!/tvklan.al