Albana, një vajzë 18-vjeçare, ka magjepsur me performancën e saj në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan. Lindur në Ukrainë nga një baba shqiptar nga Shkodra dhe një nënë ukrainase, Albana ka përjetuar një rrugëtim të veçantë mes dy kulturash.

Historia e saj ka nisur në Ukrainë, ku babai i saj shkoi për studime dhe aty njohu nënën e saj. Pas lindjes, Albana erdhi në Shqipëri kur ishte ende e vogël dhe, që prej atëherë, jeton këtu.

Për audicionin e saj në “X Factor Albania”, Albana kishte zgjedhur të interpretonte një këngë ukrainase, një dedikim të bukur dhe të thellë për paqen. Me performancën e saj të veçantë, ajo i emocionoi të gjithë.

Në fund të performancës së saj, Albana u vlerësua me 4 po nga juria./tvklan.al