Galatasaray dhe Fenerbahce barazuan pa gola në Derbin e Stambollit, në javën e 24 të Super Ligës turke.

Pas polemikave të fundit në lidhje me gjykimin e arbitrave, federata turke e futbollit vendosi që sfida të gjykohej nga slloveni Vinçiç.

Krahasuar me derbet e mëparshme, pati më pak kartonë të dhënë, 7 në total.

Fenerbahçes iu anulua një gol pas 15 minutash, ndërsa në vazhdim ishin vendasit që kontrolluan lojën.

Në 45 minutat e dyta, Muslera u dallua me dy pritje shpëtimtare në tentativat e Djiukit dhe Dzekos në të njëjtin aksion.

Barazimi është një rezultat i favorshëm për Gallatasarain, që kryeson renditjen me 64 pikë, ndjekur nga ekipi i Murinjos me 6 më pak.

Verdhekuqtë vazhdojnë garën për titullin kampion, ku kanë ngelur edhe 12 javë deri në përfundim të kampionatit, ndërsa në këtë sezon nuk është mposhtur asnjëherë.

Klan News