Të mërkurën, nis numërimi i votave nga votimi në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në të cilat u votua më 8 Shkurt.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u bë e ditur se deri më tani janë skanuar 890 lista të votuesve nga 2533 sa janë gjithsej për t’i hapur rrugë më pas edhe numërimit të votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Ndërsa për numërimin e votave me postë të diasporës, fillimisht pritet skanimi i listave të votuesve në përfaqësitë diplomatike pasi që janë 729 zarfe të patrajtuar.

Anëtarët e KQZ-së nga PDK-ja kërkuan komision hetimor për dyshime për trenin bullgar.

Deri më tani janë aprovuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime të diasporës të dërguara me postë ndërsa numri i votuesve në përfaqësitë diplomatike është 15,352.

Tv Klan