Një qytetare nga Elbasani ka drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan një ankesë për spitalin e qytetit. Pasi ka bërë një grafi, zonja nuk është pajisur me film por i është thënë se duhet të bëjë foto me telefon. “Stop” drejtohet në spitalin e Elbasanit dhe vërteton se grafia merret me foto nga telefoni.

Mjeku imazherist i thotë zonjës se në Elbasan kështu jepen grafitë.

Specialisti:  Hajde! Futu!

Qytetarja: Dua të bëj një grafi në mushkëri, ngaqë vuaj nga mushkëritë! Herë pas here bëj kontroll që bëj grafi.

Specialisti: Hajde më këtu! Bjere, se ta bëj foto!

Qytetarja: Po si foto? E dua kështu unë që t’ia çoj doktorit!

Specialisti: Bjere moj bjere, se do të sp…, kujt doktor do t’ia çosh?

Qytetarja: Privatit, ku bëj këtë!

Specialisti: O dajë, tani ne e bëjmë kshu me…

Qytetarja: Hë!

Specialisti: Me foto me celular, ose disk.

Qytetarja: Nuk e marr dot shiritin?

Specialisti: Ncuq! O shpirti i dajës, ne i bëjmë me disk dhe me foto. Kështu i bëjmë këtu në Elbasan tani. Afrohu këtu se do të shpjegoj daja! Doktorit tënd, ti do ia çosh këtë kështu! Ja, të bëj edhe një kështu! Po ta errësoj këtë, çikë këtë kolonën, ta kesh, që të bësh konsultë me ndonjë ortoped. Urdhëro!

Qytetarja: Po mirë tani atij doktorit tim unë…

Specialisti: Do t’i tregosh këtë foton!

Qytetarja: E kuptoj unë, po më tha më sill shiritin. Ça t’i them?

Specialisti: Shirit këtu s’k… Ne kështu i bëjmë këtu në Elbasan.

Veç kësaj, ai i merr dhe 5 mijë lekë për shërbimin.

Qytetarja: Të detyrohem gjë?

Specialisti:  Një 5-mijë lekësh dhe të kishe prerë mandat te recepsioni, tani…

Qytetarja: Merre! Jemi në regull?

Specialisti:  Oh, shumë!

Qytetarja: Faleminderit!

Për këtë problem “Stop” bisedon me shefin e imazherisë i cili thotë se filma dhe disqe ka në spitalin e Elbasanit dhe nuk ka dijeni që mjekët nuk i përdorin./tvklan.al