Rriten në mënyrë të ndjeshme sulmet nga gjarpërinjtë në qarkun e Elbasanit. Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, pesë shtetas janë kafshuar dhe kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spitale.

Rastet e paraqitura vijnë kryesisht nga zonat rurale dhe nga periferia e qytetit. Vetëm një ditë më parë një 10-vjeçare u sulmua nga gjarpri kur ishte duke luajtur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa një 30-vjeçare është kafshuar  në dorë në çastin kur ajo ishte duke punuar tokën. Sipas mjekëve në rast kafshimi nga gjarpri pacientët duhet të drejtohen menjëherë në  spitale.

Behar Gjevori: “Në rastet e kafshimit të gjarprit duhet të jenë vigjilent për dhënien ndihmë të shpejtë. Por ndryshe nga kohët e vjetra që mendohej se fill pas kafshimit të gjarprit është mirë të lidhet këmba dhe të pritet me brisk, kjo metodë është e vjetër dhe nuk njihet më shkencërisht. Por direkt duhet të ndërhyjmë me personelin e mesëm për të bërë një injeksion dhe pastaj këtu në spital merren masa të tjera anti-shok, pra kundra rënies së tensionit apo të shokut …”

Gjarpri me helmues vazhdon të mbetet nepërka. Raste të shpeshta janë paraqitur edhe nga pickimet nga insektet si merimangat, akrepat dhe insektet helmues./tvklan.al