Më shumë se një miliard njerëz janë në varfëri dhe gati gjysma e tyre ndodhen në vende me konflikte.
Sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara vendet në luftë kanë nivele më të larta të varfërisë duke raportuar pabarazi të mëdha dhe pamundësi për akses në ushqim dhe uji të pijshëm.
Hulumtimet në 112 vende treguan se konfliktet janë intensifikuar dhe shumëfishuar vitet e fundit, duke zhvendosur miliona njerëz.
Indeksi tregoi se rreth 584 milionë njerëz nën 18 vjeç po përjetojnë varfëri ekstreme, që përbën 27.9 përqind të fëmijëve në mbarë botën, krahasuar me 13.5 përqind të të rriturve. Vdekshmëria e fëmijëve në mjediset e konfliktit ishte 8 përqind, krahasuar me 1.1 përqind në vendet paqësore.
Ai tha gjithashtu se 83.2 për qind e njerëzve më të varfër në botë jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore. India ishte vendi me numrin më të madh të njerëzve në varfëri ekstreme, duke prekur 234 milionë nga 1.4 miliardë banorët e saj, ndjekur nga Pakistani, Etiopia, Nigeria dhe Republika Demokratike e Kongos.
Klan News