Një komision hetimor i OKB-së thotë se sulmet izraelite ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor në Gaza, dhe trajtimi ndaj të burgosurve palestinezë, përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Në raportin e tyre të fundit, hetuesit thonë se Izraeli ka kryer sulme të pamëshirshme dhe të qëllimshme ndaj personelit dhe objekteve mjekësore.
Ndër të tjera thuhet se mijëra njerëz, përfshirë fëmijë kanë qënë pre e abuzimit sistematik, duke përfshirë torturat dhe përdhunimet.
Raporti zbulon gjithashtu se pengjet izraelite që mbahen nga grupi Hamas në Gaza janë dhunuar fizikisht dhe mendërisht.
Klan News