Zjarri intensiv prej disa ditesh vijon të djegë Parkun Kombëtar të Prespës. Dy avionë rumunë janë angazhuar për shuarjen e flakëve pas aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Europian.
Operacioni nga ajri, i bashkohet edhe operacionit nga toka të zjarrfikësve dhe ushtrisë shqiptare të cilët kanë izoluar vatrat më të shumta që flakët të mos përhapen. Bilanci paraprak i dëmeve llogaritet në mbi 300 ha pyll i djegur.
Ekuipazhet rumune janë dislokuar për 10 ditë në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku do të koordinohen nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile për t’u angazhuar në vatrat e zjarrit, ku situata është më kritike.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, vatra zjarri janë raportuar nga veriu në jug, dhe situata më problematike ka qenë në zonat malore ku ndërhyrja nga toka ka qenë thuajse e pamundur për shkak të terrenit.
Klan News