Kjo javë ka qenë më shqetësueseja sa i takon vatrave të zjarrit të përhapura në pothujase gjithë territorin.

Vetëm gjatë të mërkures janë evidentur 40 vatra aktive, 20 sipas ministrisë së Mbrojtjes ishin aktive këtë mëngjes, por është arritur që falë dhe ndërhyrjes vetëm 14 të jenë ende aktive.

Situate më e rënduar mbetet në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë. Terreni është i vështirë dhe me bimësi lehtësisht të djegshme. Në operacionin e sotëm u angazhua një nga avionët e ardhur të mërkurën nga Rumania si ndihmë e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes siguron se deri tani situata është menaxhuar mirë dhe se analiza e dëmeve do të bëhet kur situata të jetë qetësuar.

Zona të tjera me vatra aktive zjarri ka në Skrapar, Tropojë, Theth, Dibër e Dropull.

Tv Klan