Ky zjarr masiv është aktiv prej disa ditësh në Malin e Thatë në Pogradec, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut ka vënë në rrezik zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës.
Në vendin e ngjarjes janë nisur forca të shumta zjarrfikëses nga të gjitha bashkitë e zonës si dhe efektive të ushtrisë.
Në operacionin për shuarjen e flakëve mori pjesë dhe helikopteri “Cougar” dhe dy avionë të dërguar nga pala maqedonase. Megjithatë vatrat vijojnë të jenë aktive në një perimetër të gjerë
Forcat zjarrfikëse po përpiqen që flakët të mos depërtojë në malin e Prespës pasi aty mund të merrte përmasa të mëdha për shkak të terrenit të vështirë.
Një tjetër vatër aktive në jug të vendit është ajo mbi fshatin Labovë e Madhe në Gjirokastër ku zjarri është përhapur me shpejtësi i ndihmuar edhe nga era.
Në vendngjarje janë dy grupe zjarrfikësish të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe mbajtjen e tyre larg banesave.
Tv Klan