#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Mbrëmjen e kësaj të marte në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan diskutohet për sa i përket sigurisë së fëmijëve. Pyetjet që do të shtrohen, janë pyetje të cilat shqetësojnë padyshim çdo familje shqiptare, por jo vetëm. Duke u mbështetur në realitetin e vendit tonë, lenë vend për t’u diskutuar se cilat janë rreziqet që po përballen fëmijët në këtë kohë moderne, ku ndryshimet janë shumë të shpejta dhe zhvillimi teknologjik ka një ritëm të jashtë zakonshëm.
Të ftuar: Alketa Brraka, Arlinda Garuci, Eris Dhamo, Amarildo Belshi, Dritan Todhe, Erges Eskiu, Mirgit Vataj
Me pistoletë plastike në dorë, Fevziu ndan foton kur ishte fëmijë: Sot do mbaja iPad-in…
Sonte në studion e “Opinion” po diskutohet mbi sigurinë e fëmijëve. E teksa u parashtruan disa nga rreziqet më të mëdha që i kanosen pjesës më delikate të shoqërisë, drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ndau një foto të tijën kur ishte fëmijë.
Blendi Fevziu: Më gjeni një foto timen, jam me një pistoletë plastike në dorë. Dikur merreshim me lodra, sot ka ndryshuar stili i jetesës.
Edukatorja Alketa Brraka: Fëmijët dikur i krijonin lodrat.
Blendi Fevziu: Pra vinin në punë fantazinë. Imagjinata po, e jashtëzakonshme… E ndërtonte lojën e tij, ëndrrën e tij, sot e ka të gatshme. (Shfaqet fotoja) Duhet të ketë qenë viti ’73 ose ’74-a, sot do kisha iPad-in në dorë, ta mbaja nën sqetull.
Fëmija mund të mos flasë deri sa…”, kur prindërit duhet të bëhen merak?
Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan mjeku logoped Erges Eskiu duke folur për rreziqet ndaj fëmijëve dhe kujdesin që duhet treguar ndaj tyre, ngriti alarmin për problemin që hasen në të folur.
Duke iu referuar një sërë shkaktarëve përfshirë këtu dhe teknologjinë mjeku u shpreh se numri i fëmijëve që kanë probleme apo vonesa në të folur është në rritje.
Ai tha se mosha normale kur një fëmijë duhet të nisë të flasë është 1 vjeç. Më tej Eskiu këshilloi prindërit që të mos i neglizhojnë këto probleme, por të bëjnë një vizitë tek mjeku.
Blendi Fevziu: Puna e të folurit të fëmijëve, po shtyhet në kohë apo po flasin më shpejt si pasojë e teknologjisë?
Erges Eskiu: Sot ka një rritje sepse kemi një kulturë më të madhe shëndetësore, prindërit gjithmonë e më tepër shqetësohen apo kërkojnë ecuri më të mirë të fëmijës së tyre dhe pyesin, e kërkojmë më shumë prindërit sot. Dhe autizmin është sëmundje e viteve të fundit, pra nëse nuk është parë trendi më parë për autizmin është sepse nuk është diagnostikuar. Prindërit duhet të kenë parasysh që fëmija fjalët e para i ka në moshën 1 vjeçare. Por, e para është kontakti me sy, pra kur nëna e ka fëmijën në gji ose babai e merr përpara dhe shikon kontaktin me sy të fëmijës.
Blendi Fevziu: Pra komunikimi i parë është ai me sy apo jo?
Erges Eskiu: Komunikimi me sy është i pari. Pra a e shmang shikimin apo të shikon drejt e në sy dhe është i kthjellët.
Blendi Fevziu: Kur të shikon drejt e në sy jemi “ok”.
Erges Eskiu: Nëse i shmanget shikimit nëse e ke përballë, është një merak që duhet të konsultohet patjetër me një neuropediatër ose neuropsikiatër infantil. Pastaj duhet pritur për fjalën e parë deri në 18 muajsh. Ka një tolerancë deri në 18 muajsh për fjalën e parë. Gjithsesi kontakti me neuropediatrin duhet padiskutim. Duhet të dimë që në moshën 2 vjeçe fëmija duhet të flasë, 30 muajsh duhet të ketë 50 fjalë, nëse nuk i ka është një problem./tvklan.al