Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e parë të fazës së 16-të të Ligës së Kampionëve Aziatike, sepse skuadra e tij, Al Nassr, nuk e ka grumbulluar për përballjen kundër Esteghlal-it.
Arsyeja është frika se ylli portugez mund të marrë një ndëshkim të rëndë, sepse akuzohet nga autoritetet iraniane për shkelje të ligjeve morale. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2023, kur Al Nasr ishte në Teheran për t’u përballur me Persepolis, ku të pranishëm në hotelin ku ekipi saudit qëndronte, ishin me mijëra tifozë.
Dëshira e tyre ishte të takoheshin me Cristiano Ronaldon. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë”, u ndal për pak momente me tifozët dhe përqafoi e puthi në ballë një një artiste me aftësi të kufizuara, Fatemeh Hammami Nasrabadi, popullore për krijimet e saj duke përdorur këmbët.
Në Iran, një gjest i tillë ndaj një personi që nuk është bashëkshortja e tij, konsiderohet tradhti bashkëshortore dhe dënimi mund të jetë deri në 99 goditje me kamzhik.
Al Nasr bëri kërkesë që sfida të luhej në një stadium neutral, por kjo nuk u pranua nga klubi iranian.
Drejtuesit sauditë dhe trajneri Pioli morën vendimin që ata të udhëtonin drejt vendit pa yllin portugez, për këtë përballje të radhës.
Klan News