Barcelona ka vendosur një kusht specifik që Neymar duhet ta përmbushë nëse dëshiron që të riveshë fanellën blaugrana.

Gjigantët katalanas e kanë lajmëruar sulmuesn brazilian se ai duhet të shënojë të paktën 15 gola për Santos, që ata të marrin në kosneiratë transferimin e tij, raporton e përditshmja spanjolle ‘Sport’.

Një kusht i tillë tregon qasjene kujdesshme të klbuit për të bërë afrime të reja, si edhe besimin se braizliani mund të rifitojë formën e tij më të mirë.

Nejmar nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të veshur sërish fanellën e Barcelonës. Ka dy arsye kryesore pas interesimit të Neymar për t’u ribashkuar me Barcelonën.

Së pari, ai e sheh si një mundësi për të dëshmuar edhe një herë veten se mund të luajë në nivelin më të lartë, sidomos pas eskperiencave me të cilat është përballur vitet e fundit. Së dyti, sulmuesi 33-vjeçar mund t’i shohë pritshmëritë e Barcelonës si motivimin e përsosur për t’u rikthyer në top formë përpara Kupës së Botës 2026, ku ai do të jetë 34 vjeç.

Një ecuri e fortë me Santos mund të jetë përgatitja ideale për atë fazë të karrierës së tij.

Klan News