Në 102-vjetorin e lindjes së kompozitores Dhora Leka, akademiku Vasil Tole, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes për të kujtuar veprën e saj, publikuan librin me titull: “Dhora Leka, kompozitorja e parë”.

“Dhorës duhet ti jetë merita, jo thjesht kështu kronologjike që është kompozitorja jonë e parë në hapësirën mbarëshqiptare, për faktin që ardhja e një kompozitoreje grua në muzikën dhe jetën artistike në vendit është një shenjë e mirë, do ta quaja, e fortë e emancipimit të vetë shoqërisë dhe kulturës shqiptare”, u shpreh historiani Vasil Tola.   

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm familjarë, akademikë dhe njerëz që e kanë studiuar figurën e saj, si prof. doc. Zana Shuteriqi, që e risolli atë më të gjallë se kurrë.

“Një pjesë e mirë e këtij repertori i cili luhet nga formacionet e ushtrisë mban emrin e Dhora Lekës. Sot edhe kësaj dite, pra nëpërmjet këtij libri, njihemi me të gjithë këtë rrugëtim të Dhora Lekës”, tha pedagogia muzikologe Zana Shuteriqi.   

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë fjalës së tij vlerësoj figurën dhe kontributin e kompozitores Dhora Leka. Në vitet 1942-44, Dhora Leka kompozoi këngët partizane, ndërsa në vitet e regjimit komunist ajo u arrestua dhe më pas u internua.

Klan News