Të ftuar:
Spartak Ngjela,
Lorenc Vangjeli,
Iris Luarasi,
Artan Hoxha,
Mark Marku,
Enkeled Alibeaj
Profesori Mark Marku ka deklaruar se nëse opozita vendos të mos hyjë në zgjedhje, në vend, do ketë krizë dhe si rrjedhojë edhe konflikt. Marku tha sonte në emisionin Opinion në TV Klan, se nëse opozita nuk hyn në zgjedhje, në vend do krijohet një krizë shumë e madhe dhe mbi të gjitha mos të gjykojnë se kriza nuk do të ndodhë. “
Opozita ka bërë deklarata të qarta, ku ka theksuar se nuk do marrë pjesë në zgjedhje. Në momentin që do të thotë se nuk do të ketë zgjedhje, këtu do të jetë krizë. Do të ketë konflikt. Edhe vetë palës që akuzon, edhe mazhorancës do vijë momenti që kur të hyjë kriza, ata duhet t’a zgjidhin krizën për të mos shkuar në konflikt. Problemi është se çdo zgjidhje politike bëhet për të shmangur konfliktin e madh. Që palët të mos marrin armët si në ’97-ën dhe të mos kalojmë në një luftë civile
”, tha Marku.
Kreu i opozitës Lulzim Basha i pyetur nga gazetarja Desada Metaj, nëse ka ndonjë mundësi për mos dekretimin nga Presidenti i Republikës për ministrin e ri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Basha është përgjigjur se nuk do të ndërhyjë në punët që i takojnë Presidentit. Basha tha se nuk mund të ndikojë apo të paraprijë vendimin që do marr Presidenti dhe qa ai beson se do të jetë në lartësinë e duhur. “Nuk dëshiroj të spekuloj dhe as të hamendësoj apo as ti paraprij asnjë vendimi të Presidentit të Republikës. Ai është i vetmi person i ngarkuar nga Republika dhe Kushtetuta për të bërë detyrën në mbrojtje të kushtetutës dhe në mbrojtje të identiteti të popullit dhe jam i sigurt se do ka kryej këtë detyrë në lartasin e tij”, është shprehur Basha.
Kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se qeveria teknike mund të siguroj disa shqetësime të opozitës dhe të qytetarëve, që kanë të bëjnë me sigurimin e zgjedhjeve të lira në 18 qershor, luftën ndaj kanabizimit dhe zbatimin ligjit të dekriminalizimit. Sipas Bashës rruga e vetme për të krijuar një qeveri teknike ka të bëjë me një dakortësi ndërmjet të gjitha palëve të partive politike, të cilat po ashtu duhet të dakortësohen edhe për personalitetet që do e drejtojnë qeverinë teknike, që sipas Bashës nuk duhet të kenë përkatësi politike. “Nuk është se ka shumë opsione Edi Rama, por Edi Rama nuk mund të jetë ai që të krijoi qeverin teknike. Sepse në këtë moment nuk bëhet më fjalë për një qeveri teknike, por për një qeveri kukull. Rruga e vetme për të shkuar drejtë një qeverie teknike është një pakt i të gjitha forcave politike për ta mbështetu politikisht qeverinë dhe sigurisht për të rënë dakord edhe për personalitetet që do të përbëjnë atë dhe mandatin që do të plotësoj. Në veçanti ne jemi të interesuar edhe qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për; zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër kanabizimit, krijimin e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe krijimin e reformës në drejtësi sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut. Qeveria teknike nuk përbehet nga persona me përkatësi politike nga partitë politike”, është shprehur Basha.
Lulzim Basha është shprehur gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’, se ish kryeministri Sali Berisha është në mbështetje të plotë të protestës që po zhvillohet prej afro një muaj përpara kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga opozita.
“Çdo demokrate dhe çdo demokrat është me zemër dhe me mendje dhe në dispozicion total të kësaj lëvizje popullore. Sigurisht përfshirë edhe ish kryetarin e Partisë Demokratike”
. I pyetur nga gazetarja Desada Metaj nëse Basha është konsultuar me Berishën për vendimet e rëndësishme që ka marrë kohët e fundit si kryetar i PD-së, ai jep këtë përgjigje:
“Unë kam një kulturë konsultimi të përgjithshme, me të gjithë bashkëpunëtorët e mi, por sigurisht mbaj barrën e vendimeve që marr dhe më takojnë si kryetar i Partisë Demokratike dhe si kryetar i opozitës”
, është shprehur Basha.
Pas deklaratës së kreut të PD Lulzim Basha në Opinion se në 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje, Spartak Ngjela është shprehur se kjo çështje është e vështirë ligjërisht dhe mund të sjellë një moment ngërçi në politikën shqiptare. Sipas avokatit Ngjela nuk mund të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në momentin që kryeministrit i mbaron mandatin 4 vjeçar: “Nëse mbaron mandatin normal nuk mund ti thuash që kërkon qeveri teknike sepse mandati i tij real juridik ka përfunduar, nuk mund ti kërkosh qeveri teknike, sepse ai e ka mbaruar mandatin. Sepse i mbaron kryeministrit forca juridike”, është shprehur Ngjela.