Të ftuar:
Arlinda Dudaj – Shtëpia botuese “DUDAJ”
Dhurata Shehri – Pedagoge
Franceska Muco – Insituti Europian Pashko
Mustafa Nano – Gazetar
Andi Bejtja – Gazetar
Turjan Hyska – Moderator
Alion Çaçi -Skenarist
Rita Petro – Poete
Gazetari Andi Bejtja, të mërkurën, deklaroi se një nga arsyet kryesore që largon shqiptarët me librin është varfëria.
Bejtja u shpreh në emisionin ‘Opinion’ se në vendin tonë nuk ekzistojnë sondazhe apo të dhëna shkencore që analizojnë saktësisht arsyet reale, por në Shqipëri mund të jetë varfëria, kultura e televizionit dhe ajo prishja e kulturës komuniste që njerëzit në mungesë të alternativave të tjera, ishin më të lidhur me librin.
Një studim i publikuar kohë më parë, nxori se 1 e 3 e shqiptarëve, apo 1 milion që i përkasin moshës mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër përgjatë vitit të shkuar.