Të ftuar: Ard Gashin, Mirdon Pacolli, Arlinda Dudaj, Dorian Meta
Hiti “Nana” e Ard Gashit dhe Mirdon Pacolli: Ju rrëfejmë miqësinë tonë
Në këtë pjesë të emisionit do të kemi dy të ftuar të veçantë dhe mjaft interesantë, dy personazhe mjaft të dashur në Kosovë, pasioni për muzikën i bën bashkë, radion gjithashtu, por edhe miqësia. Ata janë njohur rreth vitit 2017 dhe që atëherë të shumta kanë qenë bashkëpunimet në fushën e muzikës, ndërsa në vitin 2020, të dy miqtë vendosën të hapin studion e tyre muzikore.
Prej viti 2019, çdo këngë e Ard Gashit, ka qenë në bashkëpunim me Mirdon Pacollin, pasi ky i fundit është kujdesur për produksionin. Vijnë për herë të parë në studion tone: Ard Gashin, një këngëtar i ri me një zë të bukur dhe një stil të veçantë në të kënduar dhe artistin tjetër muzikant instrumentist Mirdon Pacolli. Për të na rrëfyer më shumë për miqësinë e tyre, por edhe projektin “Nana”, një këngë shumë e bukur e publikuar përpara disa javësh.
“Tomas Nevinsoni”, romani i fundit i Javier Marias: Më i miri prej tij
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për një libër të bukur, tërheqës dhe mjaft interesant. Ai është një libër thriller dhe i zhanrit aksion, roman i sjellë së fundi nga botimet “Dudaj” përmes “Fjala Publishing” dhe titullohet “Tomas Nevinsoni”.
Bëhet fjalë për romanin e fundit të shkrimtarit të mirënjohur bashkëkohor spanjoll Javier Marias, cilësuar si një ndër veprat më të mira të mira të tij, para se të ndahej nga jeta në moshën 70-vjeçare në vitin 2022.
Është cilësuar si një roman ironik, komik por aq sa i egër dhe romantik, që do zgjojë vëmendjen e çdo lexuesi të interesuar që kërkon ta ketë në duart e tij. Një libër mjaft i mirë i përkthyer në gjuhën shqipe nga Bashkim Shehu, por për të zbuluar më shumë rreth kësaj vepre ne kemi të ftuar sot në studio, botuesen dhe drejtuesen e Shtëpisë Botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj.
Pse nuk funksionojnë dietat dobësuese? Flet nutricionisti Dorian Meta
Në këtë pjesë të emisionit do të flasim për të ushqyerit shëndetshëm dhe ruajtjen dhe mirëqenien e metabolizmit tonë. Pranvera nuk sjell vetëm bukurinë e stinës, por edhe produkte te reja për t`u bërë pjesë e dietës sonë të përditshme.
Cilat janë disa nga këshillat që duhet të kemi parasysh gjatë stinës së pranverës për të pasur një regjim ushqimor të shëndetshëm por dhe një trup në formë? Pse nuk funksionojnë ndonjëherë dietat me pak kalori që ne përdorim? Si mund ta forcojmë sistemin tonë imunitar përmes ndjekjes së një regjimi të rregullt ushqimor dhe produktet e duhura që duhet të konsumojmë për të patur një organizëm të shëndetshëm
Sot do të ndalemi në dy pika të rëndësishme:
1. Pse nuk funksionojnë dietat me pak kalori?
2. Ushqimet që forcojnë metabolizmin
/tvklan.al