Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano, është liruar nga detyra me dekret të Presidentit Bajram Begaj.

Nano kishte njoftuar dorëheqjen pak kohë më parë, teksa sot Presidenti Begaj dekretoi lirimin e tij nga kjo detyrë.

Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”, thuhet në njoftimin e Presidentit të Republikës.

/tvklan.al