Të ftuar:
Rezart Cenaj – Blogger
Malvina Duraku – Bizneswomen
Redi Shehu – Opinionist
Bledi Salaj – Gazetar
Aulona Musta – Gazetare
Roza Lati – Moderatore
Olti Curri – Blogger
Në emisionin ‘Opinion’ po trajtohet një nga temat më aktuale në të gjithë botën, ndikimi i rrjeteve sociale.
Në një studim të publikuar gjatë emisionit për përdoruesit më të mëdhenj në Bashkimin Europian janë renditur disa avantazhe dhe disavantazhe që sjell përdorimi i rrjeteve sociale.
Disa avantazhe të rrjeteve sociale janë:
Komunikimi dhe shkëmbim informacioni
Punë në grupe edhe nga shtëpia
Shpërndarje të dhënash
Shërbim
Edukim
Disa disavantazhe të rrjeteve sociale:
Mungesë siguri
Varësi
Ekspozim i tepëruar
Humbja e realitetit.
Në ‘Opinion’ ku po flitet për rrjetet sociale, në monitorin e studios është shfaqur një foto ku njëra prej të ftuarave në studio, moderatorja Roza Lati, ishte shfaqur në instagram e zhveshur topless.
Teksa u pyet nga të ftuarit e tjerë dhe drejtuesi i emisionit se pse e ka publikuar një foto të tillë, Roza është përgjigjur se nuk ka komplekse dhe në këtë rast foton e ka publikuar për të reklamuar një produkt kozmetik.
Roza Lati tha se tek ajo foto ka marrë reagime pozitive dhe komplimente.