Inida Gjata apo ndryshe, Zhaku është e indinjuar nga publikimet e njëpasnjëshme të imazhit të Parashqevi Simakut në rrugët e Nju-Jorkut. Në një lidhje direkte me “Rudina”  në Tv Klan, ajo u shpreh se kjo situatë s’duhet të ishte bërë publike, ndonëse në fakt imazhi i këngëtares u transmetua në një kronikë të televizionit amerikan, “ABC”.

Ajo shton se është e tmerruar nga çfarë ka qarkulluar në media gjatë këtyre ditëve dhe e konsideron “shkatërrim” e vrasje”.

Inida Gjata: Komenti im është gjithë ky dallaver, gjithë ky përgojim do të ishte shmangur komplet nëse  kjo situatë nuk do të ishte bërë publike. Kaq.

Rudina Magjistari: Pra ti je për shamngien e situatës së bërë publike…

Inida Gjata: Unë mendoj që është shkatërruar një njeri, është vrarë një njeri pa vullnetin e saj, është shfrytëzuar jashtëzakonisht shumë nga mediat, e kanëshfrytëzuar këtë rast të gjithë për të dalë si burra të mirë e gra të mira, pra Rezarta dëgjova që po thoshte e paskan ditur në rrethin e gazetarëve situatën, nuk po fajësoj Rezartën dhe nuk paskan ndërmarrë një nismë që në rrugë private ta ndihmonin.

Olti Curri: E kanë kërkuar Zhak, por policia nuk jepte informacione.

Inida Gjata: E përgojojnë si shqiptare, e përgojojnë si grua, ndërkohë ajo ka 30 vjet që është shkëputur komplet nga vëmendja publike shqiptare dhe ishte shumë mirë që të mbeste ashtu, si një divë e vërtetë dhe jo të përgojohej e të përdhosej imazhi i saj në këtë mënyrë dhe jam vërtet shumë e tmerruar nga çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun nga mediat dhe uroj që të reflektoni pak të gjithë dhe të kuptoni secilin përgjegjësinë dhe gabimin e vet në këtë rast./tvklan.al