#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Një prej jahteve më të mëdhenj të botës, 99.5 metra, Carinthia 7 ka qenë në Durrës gjatë verës. Është një prej jahteve më të shtrenjtë të botës me një çmim rreth 180 milionë euro. Vajza që e menaxhon dhe e administron është një shqiptare, Silva Dedja që prezanton ambientet e brendshme të jahtit.

I marrë posaçërisht nga manastiri, s’do ta besoni pjesën më të rrallë të jahtit luksoz

“Carinthia VII” është ndër jahtet më të gjatë në botë, rreth 97 metra dhe ndër më luksozët. Pronarët e tij janë austriakë, por identiteti nuk bëhet i ditur e megjithatë e menaxhon Silva Dedja, një vajzë shqiptare. Në turin që emisioni “Opinion” në Tv Klan realizon brenda tij, mëson se jahti është i mbushur me vepra arti. Asgjë nuk është thjesht dekor, madje edhe parketi ka një histori shekullore.

Silvia Dedja: Parketi është pjesa më e vjetër, më e rrallë.

Blendi Fevziu: Pse?

Silvia Dedja: Sepse është e shekullit XVII. Është e një manastiri në Austri dhe është e vetmja gjë që ka ngelur vërtet origjinale në këtë bazë sepse gjithçka është e re, e modernizuar,por kjo është një histori që e mbajtëm dhe pronari tha unë do ta shes në qoftë se parketi do të ngelet origjinal.

Blendi Fevziu: Pronari i parë?

Silvia Dedja: Po

/tvklan.al