#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Këtë të martë, Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për Fredi Belerin, kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, i cili nuk e ka marrë në asnjë moment detyrën e tij, sepse nuk është betuar përpara Këshillit Bashkiak, i ndodhur në arrest me burg disa ditë përpara se të mbaheshin zgjedhjet e 14 majit, për blerje të votave. I akuzuar në atë kohë nga Prokuroria e Vlorës dhe SPAK, ai u shpall fajtor për këtë akuzë dhe u dënuar nga Shkalla e Parë me 2 vjet burg.
Çështja e Belerit, më shumë se një çështje për një kryebashkiak është një çështje ka sjellë tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ka qenë në qendër të vëmendjen për arsyen se Greqia kërkonte që atij t’i jepej leje nga burgu për të bërë betimin si kryebashkiak i Himarës. Ai nuk e ka bërë ende, ndërkohë qeveria shqiptare ka deklaruar se nuk do të zbatojë rregullin sipas së cilit po nuk u paraqite 3 muaj në detyrë, kryebashkiaku zëvendësohet dhe shkohet në zgjedhje të tjera lokale. Çështja vijon të mbetet pezull, sepse kjo është Gjykata e Shkallës së Parë, avokatët e tij mund ta çojnë në Shkallën e Dytë.
Më gjerë për çështjen Beleri, Opinion do të merret sërish të mërkurën, për shkak se të enjten e shkuar, sekretari i OMONIA-s deklaroi në studio se Beleri nuk e ka pasur akuzën për vrasjen e Peshkëpisë. Ndërkohë gazetarë shqiptarë kanë sjellë shumë detaje që nënvizojnë faktin se në vitin 1994, Beleri ka qenë pjesëtar i një njësiti, që sulmoi postën kufitare të Peshkëpisë, ku u vra një oficer dhe një ushtar shqiptar i asaj kohe e u plagosën disa të tjerë. U mbajtën peng për më shumë se 1 orë e gjysmë rreth 200 veta, ushtarë të repartit, u morën rreth 200 kallashnikovë dhe u larguan. Kjo çështje që ka mbetur si një njollë mbi Belerin dhe që ka tensionuar vazhdimisht raportet e tij me politikën në Shqipëri do të trajtohet të mërkurën në Opinion.

E ftuar: Klodiana Lala


Në kodrat e Bërzhitës, me një pamje mahnitëse rreth e rrotull Tiranës mbi zonën e Petrelës, ndodhet Muzeu i Forcave të Armatosura në Shqipëri. Një muze i hapur, i projektuar nga arkitektë të huaj ku ndodhen të gjitha armët që ushtria shqiptare ka përdorur që prej vitit 1912 kur është themeluar e deri më sot dhe një sasi armësh që janë përdorur në Shqipëri. Në të gjenden të gjitha llojet e avionëve, raketave, tankeve, autoblindeve, makinave e anijeve që ka përdorur ushtria shqiptare ndër vite. Muzeu është falas për të gjithë ata që e vizitojnë ku ka edhe një kafene, parking, kinema ku vizitorët mund të kalojnë një ditë ndryshe.

I ftuar: Arben Skënderi